Gjimnazi “Leonik Tomeo” ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 17-vjeçares, Noela Caka e cila ishte prekur nga meningjiti akut.

Në një reagim në rrjetet sociale, gjimnazi shpreh ngushëllimet për vdekjen e vajzës dhe nxënëses që shkolla humbi.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore.

Të gjithë u mblodhën për ti dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja qe ndjejmë të gjithë.  Ky ishte një lajm i pabesueshëm.

Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja.

N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona.

Qoftë shpirti yt në paqe!

Ngushëllime familjarëve!