Për të dytin vit radhazi, rikthehet panairi “Verë dhe traditë” në Durrës.

Një atmosferë festive me një program të ngjeshur artistik pritet të përcillet këtë të shtunë dhe të diel në sheshin “Liria”.

Synimi i këtij panairi është të bëjë bashkë prodhuesit e verës të cilët janë të shumtë në numër, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshatrave turistik përreth.

Për shkak të kushteve atmosferike, Panairi do të zhvillohet në datat 21 & 22 dhjetor.

Më poshtë programi artistik: