Për shkak të përkeqësimit të motit, mjetet e vogla lundruese në Durrës e kanë të ndaluar të dalin në det të hapur.
Për shkak të këtyre kushteve hidrometeorologjike, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, njofton DPD.
Përmirësimi i situatës për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 16:00 të datës 24.12.2024.
Njoftimi për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 23.12.2024:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datës 23.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.12.2024 ,deti Adriatik dhe Jon do te jene nen ndikimin e ererave te fuqishme me drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 3.3 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 23.12.2024.
2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 24.12.2024.