Mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, që do të zhvillohet ditën e nesërme do të ketë të tjera pika shtesë në rendin e ditës.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë, në mbledhje janë shtuar 3 pika të reja, të cila janë:
1. PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR.592, DATË 11.03.2019 “PËR MIRATIMIN E EMËRIMIT TË DREJTORIT TË QENDRËS KULTURORE “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS.
2. PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË TRANSFERTAVE TË PAKUSHTËZUARA DHE SEKTORIALE SHTESË TË ALOKUARA NË ZBATIM TË AKTIT NORMATIV NR. 5, DATË 19.12.2024 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2023 “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”, TË NDRYSHUAR.
3. RAPORTIM LIDHUR ME SEZONIN TURISTIK PËR VITIN 2024 NË
DURRËS.
LEXO EDHE: