Në këtë ditë të shënuar të Krishtlindjes, kreybashkiakja e Durrësit Emiriana Sako iu uron besimtarëve të krishterë, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve shëndet, harmoni e lumturi e çdo gjë të mirë në familjet e gjithësecilit.
“Uroj që kjo festë të sjellë mes nesh sa më shumë mirësi, dashuri e solidaritet, vlera këto që janë mesazh i Krishtlindjes dhe që janë të domosdoshme në jetën tonë”, uron Sako.
Kryebashkiakja ka vizituar sot Kishën Ortodokse Apostull Pavli dhe Shën Asti të Durrësit me rastin e Krishtlindjes, ku ka ndarë edhe disa momente gjatë vizitës në rrjetet e saj sociale.