Këputja e një prej kabujve 3 fazor të energjisë elektrike të tensionit 380V, që shtrihet nga Xhamia e madhe drejt Bashkisë së Durrësit, ka vënë në alarm zjarrfikësit e qytetit, siç duket edhe në videon që “DurrësLajm” po publikon.

Ngjarja u regjistrua pak minuta më parë dhe sipas dëshmitarëve, përpara se të këputej kablli i korentit është përfshirë nga flakët.

Punonjësit e OSHEE kanë ndërhyrë menjëherë për të shkëputur energjinë elektrike, ndërsa zjarrfikësit janë siguruar se në vendngjarje nuk kishte rrezik të mëtejshëm, pasi pak metra më larg punohet për rikonstruksionin e galerisë së artit pamor ‘Nikolet Vasia”.

Nuk dihen ende çfarë e shkaktoi difektin në kabllin e energjisë elektrike.