Një zjarr ka rënë papritur në panelin elektrik që furnizon me energji lagjen nr 5 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta  më parë, ndërkohë që banorët kanë njoftuar menjëherë Shërbimin Zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Paralelisht me të është njoftuar edhe OSHEE e cila ka bërë stakimin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë për shkak të mbingarkesës.

Flakët e zjarrit nuk kanë shkaktuar dëme të tjera përveç djegies së panelit.