Një tjetër demokrat lë garën e Primareve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i kryesisë së PD dhe Sekretar i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka njoftuar se për shkak të një angazhimi të ri, do të tërhiqet nga gara. Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se mbështet çdo përpjekje që çon PD drejt fitores.

Unë mbetem i përkushtuar, krah jush, në këtë rrugëtim. Ftoj çdo demokrat të ngrihet, të angazhohet dhe të japë kontributin e tij për triumfin e Partisë Demokratike dhe për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë“, thotë Hoxha.