Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu ku u qëndron deklaratave të tij të bëra mëngjesin e ditës së sotme, se prokurori Olsi Dado ka përodur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj tij gjatë seancës gjyqësore.
Veliaj shkruan se ai është kërcënuar dhe fyer në sallën e gjyqit nga prokurori, Olsi Dado, i cili ka përdorur ndaj tij terma si: “Gënjeshtar”, “patologjik” dhe “ndyrësirë”.
Gjithashtu Veliaj i ka bërë thirrje GJKKO-së të bëjë publike audion e seancës gjyqësore.





