Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte në një banesë në lagjen nr. 17. Ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu bëri të mundur ndalimin e autorit, i cili u identifikua si O. T., banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjet dhe u sekuestrua një thikë, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ai kishte kryer edhe një tjetër vjedhje të biçikletës në lagjen nr. 18, vetëm disa orë më parë.
Njoftimi:
U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.
35-vjeçari dyshohet se kishte kryer një tjetër vjedhje, disa orë para arrestimit.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë) që iu gjet 35-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se po tentohej të vidhej në banesën e saj, në lagjen nr.17, u bë e mundur kapja në flagrancë e autorit të këtij rasti, shtetasit:
O. T., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, disa orë para kësaj tentative për vjedhje, ka vjedhur një biçikletë, në lagjen nr. 18.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





