Një tërmet i shkallës 4.0 Rihter, është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, rreth orës 08:59.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë zonës së Fushë-Krujës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë shumë në Durrës dhe në kryeqytet.

Dy paslëkundje janë regjistruar brenda disa minutave pas goditjes së parë. Një prej këtyre lëkundje është regjistruar i shkallës 3.9 Rihter, sipas Institutit të Gjeoshkencave, me thellësi 15 kilometra dhe epiqendër sërish Fushë-Krujë.

Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.