Paraditen e sotme, punonjës të Agjencisë së Parqeve Urbane Durrës po hiqnin ligustrat në lulishten pranë Mureve Rrethuese të qytetit.
Ligustrat e vendosura përgjatë bordurave të lulishtes janë hequr me qëllim që hapësira e krijuar të mbillet me bar.
“DurrësLajm” mëson se shkurret dekoruese do t’i lënë vendin barit, për shkak se në disa raste ato pengonin kalimin e qytetarëve dhe turistëve që duan të shohin më nga afër muret rrethuese, një nga monumentet më të rëndësishme, që qyteti ka trashëguar nga kohët antike.
Ndërkohë ligustrat apo shkurret dekoruese në brendësi të lulishtes nuk do të preken.
Lulishtja pranë Mureve rrethuese është një nga hapësirat e vetme të gjelbra që Durrësi ka ruajtur në qendër të qytetit.





