Tre shtetas janë arrestuar në Durrës, për drejtim mjeti në mënyrë të kundërligjshme.
Në pranga ranë:
- A. L., 50 vjeç, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur;
- V. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
- F. M., 33 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një tjetër automjet, duke shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
- Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;
- V. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., me pasojë dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





