Gjykata e Durrësit pritet të shqyrtojë sot, më 16 korrik, kërkesën për lirim me kusht të Arbër Paplekajt, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më 21 prill 2021, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ish-efektivi i RENEA-s kërkon të përfitojë nga masa, duke argumentuar se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.

Vendimi përfundimtar ndaj Paplekajt u dha më 1 korrik 2024, kur Gjykata e Apelit ndryshoi cilësimin e veprës penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”, duke i ulur dënimin në 7 vite burg.