Kapiteneria e portit të Durrësit i vjen në ndihmë një katamarani, që kishte ngecur në cektinë, në zonën e Currilave, afër Sfinksit.
Mjeti lundrues nuk ka respektuar bovën sinjalizuese, e për pasojë, mëngjesin e sotëm, rreth 0610, ka “takuar” në brezin ranor të bregdetit të Durrësit.

Katamarani “Plume”, me flamur francez, po udhëtonte nga Saranda për në Shëngjin. Pas ndihmës së ofruar nga Kapiteneria për nxjerrjen e mjetit lundrues nga cektina, Policia Kufitare Durrës ka urdhëruar shoqërimin e tij në port, me qëllim kryerjen e të gjitha verifikimeve të nevojshme për ngjarjen.
“DurrësLlajm” mëson se në bordin e mjetit lundrues ndodhej vetëm një person, identiteti i të cilit do të verifikohet nga organet kompetente.
M.B.





