Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Gurra”. Një automjet tip Golf ka përplasur një shtetas, i cili sipas burimeve ndodhej në rolin e këmbësorit.
Paraprakisht mësohet se i dëmtuari sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se shoferi nuk ka arritur ta vërejë në kohë dhe për pasojë ka ndodhur përplasja.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.





