Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e djeshme komunitetin shqiptar në Greqi dhe më gjerë. Një aksident rrugor në Athinë i ka marrë jetën një vajze të re, vetëm 22 vjeçe, me origjinë nga Dukati i Vlorë

Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, një vajzë e re plot jetë dhe ëndrra, e cila fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte pas përplasjes fatale.

Lajmi i trishtë ka sjellë dhimbje të madhe tek familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë e saj. Mesazhet prekëse të ngushëllimit kanë pushtuar rrjetet sociale, ku njerëz të shumtë kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e parakohshme të Izabelës.

“Një engjëll iku në qiell,” shkruajnë të njohurit e saj, të prekur nga tragjedia. Momente zie dhe lotësh po përjetohen në familjen Kuteli, teksa komuniteti shqiptar në Greqi është bashkuar në dhimbje.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit që solli këtë humbje të rëndë.

Kuteli Izabela