Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të hënë në fshatin Vloçisht të Maliqit.
Burime bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit e cila ka pësuar rrjedhje.

Fatmirësisht flakët nuk janë shpërndarë, ndërsa nuk raportohen të dëmtuar për rastin.

Janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, i cili përdoret nga familja si kuzhine e vogël.