Një 25-vjeçare belge është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Rinas, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike të dyshuar amphetamine.
Arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si pjesë e kontrolleve të shtuara në pikën kufitare, me fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve. Ndaj të arrestuarës, shtetases belge me inicialet K. D., pritet të merren masat përkatëse ligjore.





