Pak ditë më parë, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës dështoi pas largimit të opozitës nga salla dhe pamundësisë së socialistëve për të pasur në sallë 26 këshilltarët e nevojshëm.

Mbledhja ku ishin programuar për t’u diskutuar 17 projekt vendime të përfshira në rendin e ditës, u la për t;u zhvilluar në një tjetër datë.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, KB njofton se mbledhja do të mbahet më 23 korrik, në orën 11.00.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se pas moszhvillimit të mbledhjes së parashikuar për datën 18.07.2025, mbledhja e radhës të mbahet, ditën e mërkurë, datë 23.07.2025, ora 11:00.

Mbledhja do të ketë rendin e ditës të njëjtë me atë të mbledhjes së parashikuar për datën 18.07.2025, e cila nuk u realizua.