Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një shtetas rreth 65 vjeç, i identifikuar si G.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.