Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një shtetas 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë në det.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:00, shtetasi Sh. A., banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ujë. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes së 66-vjeçarit.





