Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në një pallat në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga skela dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja është regjistruar në një objekt ndërtimi në administrim të shtetasit Avni Doçi, 50 vjeç.
Sipas Policisë, gjatë kryerjes së punimeve, punonjësi 42-vjeçar Sajmir Tanushi ka rrëshqitur nga skela dhe ka pësuar dëmtime.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për administratorin, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sakaq, ngjarja po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.





