Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u njoh sot me akuzat në paraburgimin e Durrësit. Ishin agjentët e BKH ata që i komunikuan akuzat kryebashkiakut, që është arrestuar 6 muaj në zyrën e tij në bashki me urdhër të SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për veprat penale “Korrupsion” në 8 raste,”Pastrim parash”, “Fshehje pasurie” dhe “Futje e paligjshme e sendeve në burg”.

Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.

Në mëngjes herët, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

SPAK përfundoi hetimet edhe për shtatë biznesmenë, për lidhje me çiftin Xoxa Veliaj.