“Festa e Miqësisë”, eventi tradicional që organizohet çdo vit në Durrës, rikthehet sonte në shëtitoren “Taulantia”, duke nisur nga ora 20:00.

Në skenë do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare si Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka.

Kryebashkiakja Emiriana Sako fton qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje festive në zemër të qytetit.

Postimi i plotë:

🎊Festa e Miqësisë vjen në Durrës.

✅Ftojmë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe vizitorët që ndodhen në qytetin tonë, të bëhen pjesë e Festës së Miqësisë, një aktivitet festiv që sjell 🎶 muzikë, energji dhe emocione pozitive në 📍shëtitoren “Taulantia”.

🎤 Në skenë do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare:

Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka.

📍 Vendi: Shëtitorja “Taulantia”

🗓️Data: 25 Korrik 2025

🕗Ora : 20:00

➡️Ju mirëpresim të gjithë për të festuar së bashku në një atmosferë miqësore, në zemër të qytetit tonë!