Programet e përbashkëta të studimit mes Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe universiteteve prestigjioze evropiane si ai i “La Sapienza” në Romë dhe ai i Xhenovës janë një mundësi e “artë” për studentët për t’u pajisur me diplomat e dyfishta.

Një mundësi për të mos u humbur është bashkëpunimi i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike me këto universitete, sepse programet e studimit ku ofrohen diplomat e dyfishta mund t’i ndiqni vetëm në këtë institucion dijesh.

Detajet na i shpjegon zv. Dekania për Kërkimin Shkencor në këtë fakultet Belina Bedini.

Viti akademik 2025 – 2026 është viti i tretë, që studentët ndjekin këto programe studimi, gjatë të cilit është i detyrueshëm ndjekja e një semestri në universitetin italian dhe mbrojtja e diplomës atje.

Frekuentimi i këtyre programeve të studimit merr një rëndësi më të veçantë, tashmë kur anëtarësimi i vendit tonë në BE po bëhet realitet gjithnjë e më shumë.

Falë strategjisë për ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike ofron 5 programe të përbashkëta në 3 ciklet; Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

M.B.