Një shtyllë ndriçimi, në zonën e plazhit në Durrës ka pushuar së kryeri funksionin e saj.

Siç duket edhe në videon që ka mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, shtylla që ndodhet tek Rrota e kuqe ka përfunduar e shtrirë përdhe.

Sipas qytetarit që ka dërguar foton, shtylla ka 2 ditë në këtë pozicion, por nuk është marrë asnjë masë për zhvendosjen e shtyllës së dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me një të re.

Kujtojmë se në këtë periudhë, zona e plazhit është e mbushur me turistë të huaj dhe bashkëatdhetarët tanë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, të cilët vijnë për të kaluar disa ditë pushimi në qytetin buzë Adriatikut.