Gazzeta dello Sport shkruan se kokëfortësia e Kristjan Asllanit për të luajtur vetëm me klube të niveleve të larta italiane që marrin pjesë në garat evropiane mbetet e pandryshuar. Mesfushori shqiptar, nuk dëshiron të luajë me Sassuolon dhe po pret ende për Bolognan ose Fiorentinën.Vetëm pak ditë më parë Real Betis ofroi 15 mln euro për kartonin e Asllanit, por ky I fundit e refuzoi menjëherë, ndërsa Inter nuk është I gatshëm të pranojë huazime për shqiptarin, pasi kërkon largimin përfundimtar.Nga ana tjetër, ziklatërit po presin që një çek me shumë të madhe të kalojë në arkat e ekipit për largimin e Mehdi Taremi. 

Sulmuesi iranian është pajtuar me faktin se e ardhmja e tij nuk është më Inter dhe nuk po pengon drejtuesit për ta transferuar diku tjetër, si disa nga shokët e skuadrës. Por dëshira e tij është të vijojë të luajë në Evropë për të provuar se është i denjë për të dhënë më të mirën e tij. Kjo është arsyeja pse të hënën ai refuzoi Flamengon, klubin e dytë brazilian pas Botafogos.Ndërkohë, lëvizjet po vazhdojnë me shpejtësi për të lehtësuar largimin e Palacios, qendërmrbojtësit që mbërriti në Milano verën e kaluar nga Argjentina dhe u huazua te Monza në janar. Tetë paraqitjet e tij për Monzën janë dëshmi e mungesës së përshtatjes me stilin e lojës italiane. Nuk ka vend për të tek Inter dhe huazimi te Basel është shumë pranë.