Qyteti bregdetar i Durrësit u godit nga një stuhi e fortë mesditën e kësaj të shtune, e cila shkaktoi disa incidente ne qytet.

Për shkak të erërave të forta janë këputur edhe pemë, të cilat po largohen nga ekipet në terren të bashkisë Durrës.

“Durrësi po përballet me mot me reshje të dendura.

Njesitë tona të shërbimeve publike janë të gjitha në terren për monitorimin e situatës.

U bëjme thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë të kontaktojnë sipas njoftimit të grupit të emergjencave civile.,- shkruan në një postim në rrjete sociale, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.