Pushuesit janë rikthyer këtë të dielë në plazhet e Durrësit, pas stuhisë së fortë që goditi qytetin një ditë më parë.

Pas motit të keq, i cili solli erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu, bregdeti është mbushur sërish me plazhistë dhe turistë, që kanë zgjedhur të shfrytëzojnë kthjellimin e motit për t’u rikthyer pranë detit.

Megjithëse shumë më të paktë në numër, kjo fundjavë e fundit e muajit gusht dhe stinës së verës sërish regjistroi plazhistë përgjatë vijës bregdetare të qytetit 3000-vjeçar.