Pas një vere të ngarkuar me ngjarje kulturore e artistike që i dhanë gjallëri qytetit bregdetar, edhe muaji shtator do të jetë i pasur me aktivitete të ndryshme në Durrës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja e qytetit, Emiriana Sako, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka theksuar se Durrësi vijon të mbetet një pikë e rëndësishme e aktiviteteve kulturore edhe pas sezonit turistik.
Në kalendarin e shtatorit përfshihen koncerte, ekspozita, evente sportive dhe aktivitete të tjera që do të mbajnë gjallë atmosferën festive në qytet.
Postimi i plotë:
Durrësi vazhdon të jetojë me art dhe kulturë! ![]()
![]()
Pas një
vere plot ngjarje kulturore e artistike që gjallëruan qytetin tonë, Durrësi nuk ndalet!
Edhe gjatë
muajit shtator, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme: koncerte
, ekspozita
, evente sportive ![]()
dhe shumë të tjera.
Ndiqni kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe bëhu pjesë e atmosferës plot gjallëri
që vazhdon në qytetin tonë edhe pas sezonit veror. ![]()





