Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka ndarë një urim me ndjekësit në rrjetet sociale në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe në 9-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Sako e cilëson Shën Nënë Terezën si një nga figurat më frymëzuese të njerëzimit.
Postimi i plotë:
Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!
Misionarja e dashurisë dhe paqes, Shën Nënë Tereza, na la pas një trashëgimi të pamatshme mirësie.
I gjithë kombi ynë krenohet me këtë grua shqiptare, nobeliste, Nënë dhe Shenjtore, një nga figurat më frymëzuese të njerëzimit.
Ajo ishte shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë njerëzore, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.
Shembulli i saj i mirësisë, qoftë shembulli më i mirë i frymëzimit për të gjithë ne.





