Nis vendosja e sinjalistikës vertikale edhe përgjatë shëtitores së plazhit të Durrësit.


Punonjësit e Ndërmarrjes Rruga kanë vendosur gjatë kësaj të premteje disa nga tabelat informuese, që paralajmërojnë përdoruesit e motomjeteve elektrike se ndalohet përdorimi i tyre në këto hapësira publike dedikuar këmbësorëve.
Mbrëmjen e së enjtes, u sekuestruan në shëtitoren “Taulantia” nga Policia Bashkiake 6 monopatina dhe u gjobitën me masa administrative përdoruesit e tyre, të cilët pavarësisht vendimit të bashkisë, tentuan të qarkullonin në shëtitore me to.
Një ditë më parë, kryebashkiakja Emiriana Sako njoftoi se janë në total 7 shëtitore dhe sheshe publike të Durrësit, ku ndalohet qarkullimi me monopatina, motorë dhe biçikleta elektrike.


Bashkia ka ndaluar qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në këto hapësira publike:
🔸Shëtitorja e plazhit
🔸Shëtitorja “Taulantia “
🔸Sheshi “Liria “
🔸Shëtitorja tek Shkëmbi i Kavajës
🔸Vala Park
🔸Sheshi “Moikom Zeqo” në hyrje të Durrësit
🔸Shëtitorja në bregdet, Ishëm





