E ndërsa viti shkollor është në prag, për vogëlushët e Durrësit vjen një alternativë mjaft e mirë. Përveç ambienteve shkollore, ata tashmë mund t’i përforcojnë dijet e marra në klasë tek qendra më e re “EduCare by Keit’s Zone”.

Në një ambient të ngrohtë, të sigurtë dhe argëtues, vogëlushët e ciklit fillor do të ndihen si në një familje të dytë.

“Emri Educare është bashkim i dy fjalëve, Education (Edukim)& Care (Kujdes), që konsiston jo vetëm në ofrimin e dijeve, por edhe në kujdesin dhe zhvillimin e këtyre fëmijëve”,– na thotë mësuesja Julinda Bushi.

Ndërsa për mësuesen tjetër Valbona Tafa qendra është “një risi për qytetin e Durrësit, pasi fëmijët këtu do të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe jo si në një qendër kursi, sepse fillimi nuk do të jetë direkt me bërjen e detyrave, por do të rifreskohen njohuritë që ata kanë marrë gjatë ditës në shkollë.”

Qendra më e re “EduCare” hapi dyert e saj, pasditen e së premtes dhe interesi nga ana e prindërve ishte maksimal. Për t’iu përshtatur të gjitha kërkesave të prindërve dhe të vegjëlve të tyre, stafi drejtues i qendrës ka ideuar tre paketa të ndryshme.

“Duke parë vështirësitë që hasin prindërit me fëmijët që janë në shkollë pasdite dhe ata që janë në shkollë paradite në shkollat publike ne ofrojmë 3 paketa.

Paketa e parë është në oraret 07.30 – 13.00, për fëmijët që frekuentojnë shkollën pasdite.

Paketa e dytë është në oraret 11.30-16.30.

Paketa e tretë është e dedikuar për fëmijët që duan vetëm studim dhe është në varësi të dëshirave të prindit, në oraret 13.00-15.00 ose 15.00-17.00.“,- thotë për “DurrësLajm” administratorja e qendrës, Romina Matoshi.

Për prindërit, siguria dhe komforti i fëmijëve të tyre është primar, prandaj ata kanë zgjedhur “EduCare by Keit’s Zone”.

Unë si çdo prind i qytetit të Durrësit jam në kërkim të një qendre, që na fal neve siguri në radhë të parë dhe fëmijëve tanë u garanton një ambient të qetë, ku të mund të studiojnë. Kjo është një nga arsyet, pse unë zgjodha qendrën “EduCare”, duke qenë se është dhe më e reja në qytet.“,- na rrëfen një prind, që sapo ka regjistruar fëmijën e tij.

Me klasa të veçanta për studim dhe kreativitet, kurset e anglishtes, bibliotekën e pasur për vogëlushët e dhënë pas studimit, por edhe art & craft për zhvillimin e fantazisë, qendra “EduCare by Keits Zone” është ambienti më perfekt për fëmijët tuaj, pas orëve të kaluara në ambientet shkollore.

M.B.