Një apartament në katin e tretë të banimit të një pallati në lagjen nr. 1, Durrës, është përfshirë nga flakët për herë të dytë brenda pak ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarrfikësit, sapo morën njoftimin për incidentin, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të shuar flakët.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u evitua përhapja e zjarrit në apartamente të tjera të pallatit.





