Reshjet e dendura të shiut në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje në Durrës.
Siç mund të shihet edhe në video, prezenca e ujit në rrugë është disa centimetra.
Ndërkohë uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive të banorëve.
Situata është më kritike në zonën e stadiumit, në lagjen nr.17, në Shkozet etj, lagje të cilat janë përmbytur tradicionalisht.





