Përmbytjeve në Durrës nuk i kanë shpëtuar as turistët që kanë ardhur për pushime në qytetin bregdetar.
Ky çift nga Ukraina ndodhej në një nga apartamentet AIRBNB të qytetit kur është zgjuar mëngjesin e sotëm me apartamentin të përmbytur.
Turistët janë detyruar të marrin fshesën për të tentuar të largojnë ujin, ndërkohë nga këto pushime në Shqipëri do të marrin me vete edhe kujtimin e përmbytjes!.





