4 automjete u përmbytën tek nënkalimi i Velierës, mëngjesin e sotëm.

Pronari i njërit prej mjeteve është ky zotëri, Llukan Andrea, që tregon me makina 40 mijë euro i mbeti në ujë dhe së bashku me familjen “doli me not” nga nënkalimi.

Dëmet janë të konsiderueshme, por siç thekson edhe ai, kjo nuk është hera e parë që Durrësi ndodhet në këtë situatë nga përmbytjet.