Kjo është anija luftarake amerikane gjigante, e cila që nga dita e martë është e ankoruar në Porto Romano.
Për herë të parë, anija luftarake USS Mount Whitney, me përmasa (195x34x9.5m) ankorohet në një port shqiptar.
Si anije komanduese dhe kontrolluese e Flotës së 6-të të SHBA-së, Mount Whitney mbështet luftën në det për të penguar kundërshtarët rajonalë, për të kryer operacione detare në interes të SHBA-së dhe për të mbrojtur sovranitetin e partnerëve dhe aleatëve në Evropë dhe Afrikë.
Komanda e Flotës së 6-të të SHBA-së, me seli në Napoli, Itali, kryen spektrin e plotë të operacioneve të përbashkëta, ajrore dhe detare, shpesh në bashkëpunim me aleatë dhe agjencitë partnere për të çuar përpara interesat kombëtare të SHBA-së, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe Afrikë.
USS Mount Whitney, e ankoruar në portin MBM të Porto Romanos në Durrës, është një nga dy anijet komanduese më të mëdha të forcave detare amerikane.
Ajo do të largohet të enjten pas një qëndrimi dy ditor në vendin tonë.





