Që nga ora 08.00 e kësaj te shtune, porti më i madh në vend nuk është furnizuar me energji elektrike.
Shkak është bërë një avari e rëndë në rrjetin e furnizimit me energji të portit të Durrësit.
Sipas burimeve portale, të cilave “DurrësLajm” u referohet, sektorët kritikë të punës në port janë mbajtur aktiv me ndihmën e gjeneratorëve, ndërsa të tjerët presin rikthimin e energjisë, që edhe pse ora shënon 17.52 ende nuk është rilidhur.
Mësohet se agjencitë doganore nuk kanë mundur të printojnë gjatë ditës së sotme deklaratat e import- eksporteve dhe po ashtu jashtë funksionit kanë qenë edhe agjencitë detare të konteinerëve si dhe shërbime portuale ndihmëse.





