Policia ka kryer mbrëmjen e sotme një shpërthim të kontrolluar në qytetin e Durrësit, pasi në hyrjen e një hoteli në lagjen nr.1, pranë shkollës “Gjergj Kastrioti”, u gjet një çantë e dyshimtë që përmbante lëndë plasëse.
Materiali shpërthyes u identifikua dhe u neutralizua nga forcat xheniere, duke shmangur rrezikun për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodheshin në zonë. Gjatë operacionit, policia rrethoi perimetrin dhe evakuuoi njerëzit përreth për të siguruar jetën e tyre.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat dhe autorët e ngjarjes.





