Kryetarja e bashkisë Durrës ka zhvilluar paraditen e sotme një takim zyrtar me ambasadorin shqiptar në Kinë, Riza Poda dhe disa përfaqësues të bizneseve që operojnë në Kinë në sektorin e turizmit dhe infrastrukturës.
Në postimin në rrjete sociale, Sako shkruan se këto biznese kanë shprehur interes për investime në vendin tonë e sidomos në Durrës.
“Zhvillova një takim me ambasadorin shqiptar në Kinë, Riza Poda dhe disa përfaqësues të bizneseve që operojnë në Kinë në sektorin e turizmit dhe infrastrukturës e që kanë shprehur interes për investime në vendin tonë e sidomos në Durrës.
Fillimisht i njoha biznesmenët e huaj me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.
I siguruam mbështetjen tonë për çdo projekt serioz me ndikim pozitiv për komunitetin.
Durrësi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar ta bëjmë një pikë referimi për investime të qëndrueshme”,– shkruan Sako.





