Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen që ka ndodhur në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku Vullnet Muça ka kanosur drejtorin e këtij institucioni, Renis Mullaj.

Sipas policisë, Muça e ka kanosur me fjalë drejtorin e spitalit, për t’i futur mbesën në punë.

V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.