Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako po merr pjesë në trajnimin e Nismës Bloomberg LSE për Lidershipin e Qytetit Evropian, së bashku me 30 homologë të saj nga vende të ndryshme të botës, që janë mbledhur në Londër, këtë fillim jave.
Sipas Sakos, “ky program do ta pajisë ekipin e bashkisë Durrës me aftësi të përparuara për t’u përballur me sfidat urgjente, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të marrë role udhëheqëse, duke sjellë përparim për banorët në mënyra krejtësisht të reja.”
Postimi i plotë i Sakos:
Ndërsa politikat kombëtare dhe globale varen gjithnjë e më shumë nga progresi lokal, bashkitë janë në thelb të së ardhmes së Evropës.
Jam e nderuar që jam midis 30 kryetarëve të bashkive nga vende të ndryshme të botës të përzgjedhur për të marrë pjesë në klasën përuruese të Nismës Bloomberg LSE për Lidershipin e Qytetit Evropian, nisma e parë e këtij lloji, e udhëhequr nga Bloomberg Philanthropies dhe The London School of Economics and Political Science – LSE me Hertie School .
Ky program do ta pajisë ekipin tonë Bashkia Durres me aftësi të përparuara për t’u përballur me sfidat urgjente, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të marrë role udhëheqëse, duke sjellë përparim për banorët në mënyra krejtësisht të reja.





