Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit për tre fëmijët e Pëllumb Metës dhe bashkëshorten e tij, kanë reaguar avokatët mbrojtës të këtyre të fundit.

Avokatja Shqiponja Meta dhe avokati Kreshnik Poga kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës së Durrësit në Gjykatën e Apelit.

Ditën e sotme. gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metës, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta e më pas i groposi trupin.

Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024.

E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.

Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.