Stacioni i Zjarrfikësve Durrës është vizituar sot nga ministrja e brendshme Albana Koçiu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.
Kanë kanë zhvilluar një bashkëbisedim me trupën e zjarrfikësve dhe kanë dëgjuar shqetësimet dhe problematikat e ngritura nga zjarrfikësit më me eksperiencë të Durrësit.
“Vijojmë bashkëbisedimin me trupën zjarrfikëse për forcimin e këtij shërbimi me qëllim garantimin e një reagimi më të shpejtë dhe më efektiv në çdo situatë emergjente”,- shkruan ministrja Koçiu në rrjete sociale.
Gjatë takimit u nderuan me certifikata mirënjohjeje 6 efektivët që dolën në pension si një shenjë respekti për vite të tëra shërbimi me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ndiqni momentet e vlerësimit të zjarrfikësve në videon e mëposhtme:





