Nga dita e sotme, filiali i Postës Shqiptare Durrës do të ketë një drejtoreshë të re.

Elisabeta Mataj, anëtare e Këshillit Bashkiak, sapo ka marrë emerimin në detyrë, ndërkohë që nesër pritet të bëhet prezantimi i saj zyrtar para stafit të Postës, mëson “DurrësLajm”.

Mataj zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtoreshën Etleva Budini, e cila në zgjedhjet e 11 majit fitoi një mandat deputeti nga lista e hapur e Partisë Socialiste për qarkun Durrës.