Për krimin e rëndë të regjistruar rreth orës 13.00 të ditës së sotme në fshatin Shkallnuar në Durrës ka folur një nga fqinjët e familjes Kodheli.

Sipas tij, në banesë jetonte vetëm babai 69-vjeçar Pjetër Kodheli, së bashku me djalin 25-vjeçar Marjanin.

Gruaja e kryefamiljarit ishte ndarë pak kohë më parë nga jeta dhe I riu ishte kthyer nga Italia për të jetuar me babain e moshuar.

Por rikthimi nga Italia i Marjanit ka rezultuar fatal sepse ai u kthye në vrasës të babait dhe pritet të kalojë shumë vite pas hekurave.

Mësohet se 69-vjeçari ishte baba i fëmijëve dhe ishte vendosur në këtë fshat vite më parë, pasi kishte migruar nga zona e Mirditës. Ai u godit sot me thikë nga djali i tij dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Sipas policisë, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.