Kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë të ditur se në njësinë administrative Katund i Ri po ndërtohet një qendër për strehimin dhe trajtimin e kafshëve pa pronarë. Qendra synon të rrisë sigurinë publike dhe të ofrojë kujdes mjekësor dhe kushte të denja për kafshët endacake.
Objekti do të përfshijë ambiente qëndrimi, laborator analizash, sallë operimi dhe dhomë shërbimi, duke synuar gjithashtu të shtojë mundësitë për adoptime të kafshëve.
Postimi i plotë:
Në njësinë administrative Katund i Ri po ndërtojmë qendrën e strehimit dhe trajtimit të kafshëve pa pronarë. ![]()
![]()
Kjo qendër do të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike dhe do të garantojë kujdes e trajtim mjekësor si dhe kushte të denja për kafshët endacake.
Struktura do të përfshijë ambiente qëndrimi, laborator analizash, sallë operimi dhe dhomë shërbimi, duke synuar njëkohësisht shtimin e adoptimeve.





