Është prezantuar sot zyrtarisht drejtoresha e re e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës.

“DurrësLajm” mëson se Fatbardha Jaho zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtoreshën Aurora Hyka, e cila njoftoi largimin nga posti pak javë më parë, sepse do të niste një angazhim të ri profesional.

Po kush është drejtoresha e re që do të jetë në krye të këtij institucioni shëndetësor?

Fatbardha Jaho prej dy vitesh mbante postin e nëndrejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Durrës.

Më herët, ajo ka punuar pranë këtij institucioni si specialiste IT, për disa vite me radhë.

Jaho ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (UAMD) si dhe si juriste në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Jaho ka diplomë masteri shkencor në Fakultetin Ekonomik, në UAMD në degën “Industria e sigurimeve dhe drejtimi i rrezikut”.

Ajo zotëron dy gjyhë të huaja; anglisht dhe italisht.